Skip to content

EMRI/ I shkaktoi shtetit shqiptar 366 mln lekë dëm, ekstradohet nga Kroacia pjesëtari i organizatës kriminale

Është ekstraduar nga Kroacia një 55-vjeçar që akuzohet se i ka shkaktuar shtetit dëm 366 mln lekë.

55 vjeçari Emin Shabani, lindur në Maqedoninë e Veriut, akuzohet nga GJKKO se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar cigare për të cilat paguhet akcizë.

Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 27 Maj 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.