Skip to content

EMRI/ I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, vihet në pranga 50-vjeçari

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike është arrestuar nga policia e Durrësit.

Siç njofton policia, në pranga ka rënë Nerim alias Ardit Mexhit Taci alias Klosi.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftim i policisë

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit:

Nerim alias Ardit Mexhit Taci alias Klosi, 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.