Një 21-vjeçar, i shpallur në kërkim për ‘dhunë në familje’, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat. Edison Mata ishte shpallur në kërkim për veprën penale “dhunë në familje”.

21-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat me 4-muaj burg në 26.09.2023.

I riu u pikas nga policia në banesën e një të afërmi të tij, ku edhe u arrestua nga punonjësit e policisë, që e transportuan në IEPV Fier. Mësohet se Mata kishte ushtruar dhunë sistematike nga prindërve të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re