Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 29-vjeçar të shpallur në kërkim.
Gerald Dukaj rezulton i dënuar me dy vite burg për një ngjarje të ndodhur në vitin 2022. Gjatë një konflikti fizik, 29-vjeçari ka plagosur me thikë një tjetër person.
29-vjeçari është vënë në pranga teksa tentonte të futej në shtetin tonë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i shpallur në kërkim për një vepër penale kundër personit, tentonte të hynte në vendin tonë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit Gerald Dukaj, 29 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftim.
Gerald Dukaj do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.