Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Berat ku një burrë i moshës rreth 75-vjeç është gjetur i dekompozuar brenda dhomës ku jetonte, ndërsa Faxweb.al mëson se ishte strhuar brenda objektit të ish-konviktit të Shkollës Industriale nga Bashkia.

Gazetarja e Fax News, Mimoza Sinanaj raporton se viktima është Përparim Sulka, i cili jetonte i vetëm prej 5 vitesh brenda objektit që shikoni në videon e mëposhtme.

Prej më shumë se 24 orësh ai nuk ishte vënë re nga banorët, ndërkohë që njëri prej këtyre shprehet për Fax News se e kishte takuar së fundmi dhe pyetur nëse kishte nevojë për ndodnjë gjë.

“I biem ziles së telefonit dhe i shkon thirrja. Të premten këtu ishte, vetëm këto dy ditët e pushimit se kemi parë, vinte vetë këtu. Po bën 5 vjet që është i vetëm dhe që jeton këtu”, tha një banor i zonës që e njihte të moshuarin.

“E strehoi Bashkia këtu, ishte i vetëm, kishte 24 orë që nuk e shikonim, i thashë dje do ndonujë gjë, më tha jo jam mirë.”, shtoi banori por nuk dihet në pushteti vendor që e kishte strehuar vite më parë, interesohej rreth tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe zjarrfikëses ku po bëhet nxjerrja e trupit nga banesa. Mësohet se autoritetet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të bërë nga roja e objektit i cili edhe ka konstatuar ngjarjen e rëndë, ndërsa nuk dihet nëse i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale apo nga mungesa e përkujdesit ndaj tij./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re