Sot (22 janar) në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur Agron Neza. Emri i Nezës është përmendur në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

Agron Neza, që dekada të shkuara ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë.

Kujtojmë se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar se kishte marrë 225,000 dollarë nga Agron Neza, i cili sipas dokumenteve në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë u bë në gjykatën federale në Uashington, në shtator të 2023, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të McGonigal.

Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

McGonigal ka pranuar gjithashtu se ishte takuar disa herë me kryeministrin Edi Rama duke filluar nga shtatori 2017, duke filluar nga takimi i parë më 9 shtator në prani të Duçkës që vazhdon të figurojë si personi B edhe në dokumentin ku ofrohet një akuzë e reduktuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re