Ilir Proda pritet të emërohet sot nga Këshilli i Ministrave si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Dy ditë më parë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i dërgoi kryeministrit Edi Rama në tryezë emrin e Ilir Prodës për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Dhe kreu i qeverisë pritet që sot (2 Tetor) të firmosë emërimin e tij si kryepolic i vendit.

Po ashtu mësohet se ditën e nesërme do të zhvillohet ceremonia e marrjes së postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga Ilir Proda.

Pas emërimit të tij, do të hapet gara dhe konkursi për emërimin e 12 drejtorëve të qarqave vendore të Policisë së Shtetit dhe drejtorëve të departamenteve në Policinë e Shtetit.

Gara do të zhvillohet me konkurs si në rastin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ku kandidatët do të aplikojnë për postin dhe Komisioni do të jetë i njëjtë.

Kreu i Policisë së Shtetit do ketë mandat 5-vjeçar, ndërsa Drejtorët e Drejtorive vendore, do të kenë mandat 3-vjeçar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re