Skip to content

EMRI/ I vodhi çantën një gruaje, arrestohet 44-vjeçari! Momenti kur i merr nga duart dhe largohet me vrap

Policia ka vënë në pranga 44-vjeçarin Ilir Biba, i cili në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës, i ka vjedhur çantën e dorës një gruaje.

Siç shihet edhe nga pamjet, 44-vjeçari ia merrç çantën nga duart 54-vjeçares, e cila duke tentuar të mos e lëshojë, rrëzohet në tokë.

Çanta e 54-vjeçares u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Durrës

I vodhi me dhunë çantën, një shtetaseje, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 54-vjeçareje, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit I. B., 44 vjeç, banues në Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Çanta e 54-vjeçares u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

“”