Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Roskovecit, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin banesës së një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar me emrin Edusjon Zyka.

27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash.

Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale.

Njoftimi i policië Roskovec

I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh, identifikohet, kapet dhe arrestohet 27-vjeçari.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. Z., 27 vjeç, banues në Fier.

27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash.

Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko