Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar të identifikuar si Orteo Gurra, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake në Librazhd.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Librazhd, për djegien e një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajc, më datë 10.05.2025, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi:   O. G., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi O. G., për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake, në pronësi të shtetasit M. H. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko