Një 54-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë pas një hetimi 3-mujor.

Shtetasi Mendo Kame banues në Tiranë akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, pasi dyshohet se ka përfituar rh 12 milion lekë të vjetra duke mashtruar një shtetase me pendimin se është avokat dhe se do të përfaqësonte çështjen e bashkëshortit të saj.

Njoftimi:

Elbasan/Finalizohet pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Manipulimi”, për vënien në pranga të një shtetasi të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

I mori një shumë parash, një shtetaseje, me pendimin se ishte avokat dhe do të përfaqësonte çështjen e bashkëshortit të saj, vihet në pranga 54-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet policore të specializuara të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase, se një shtetas i kishte marrë një shumë parash, me anë të mashtrimit, referuan materialet në Prokurorinë e Elbasanit, e cila inicioi një hetim për dokumentimin e plotë ligjoë këtij rasti.

Si rezultat i hetimit tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në kuadëë operacionit policoë koduar “Manipulimi”, u vu në pranga shtetasi M. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rhit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re