Një 28-vjeçare shqiptare është ekzekutuar me plumb në kokë nga ish i dashuri i saj në shtetin italian.

 

Mediat vendase raportojnë se e reja shqiptare jetonte në Savona, ndërsa ngjarja e rëndë është regjistruar pak pas mesnatës.

 

Ishte vetë vrasësi që ka lajmëruar policinë për krimin e kryer. Ai ka telefonuar policinë duke thënë se ka vrarë gruan dhe ka kërkuar të arrestohet.

 

“Vrasësi është shtetasi i Guinesë, Sefayou Sow, 27 vjeç dhe viktima Danjela Neza, është shqiptare dhe gjithashtu ishte e punësuar në sektorin e restoranteve”, raportojnë mediat vendase.

 

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë përfundimi i lidhjes. Autori nuk rezulton person problematic.

 

Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje edhe armën e krimit, pistoleta gjysmë automatike e kalibrit 22, me numër serie të gërryer.

 

Sipas hetimeve paraprake, viktima nuk ishte dhunuar në të shkuarën nga autori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re