Luan Hoti është shpallur fitues i kreut të degës së PD së Rithemelimit në Durrës. Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE-s nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, Luan Hoti mori 52% të votave.

Kujtojmë që Hoti ka qenë  edhe kandidat për deputet nga radhët e grupit të Lulzim Bashës.

Po ashtu u shpall edhe fituesi në Këlcyrë, ai është  Arjan Kasaj që mori 72% të votave.

Njoftimi:

Bazuar në Vendimin Nr. 3, datë 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në Vendimin Nr. 4, datë 28 shkurt 2024, të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, në datën 30 mars 2024 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar në PD dega Durrës dhe Këlcyrë.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.

Pas numurimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOEs nga Komisionet e Votimit dhe Numurimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon

PD dega Durrës, z. Luan Hoti me 52% të votave
PD dega Këlcyrë, z. Arjan Kasaj me 72% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re