Ishte kthyer në “makthin” e banorëve, kapet në flagrancë duke vjedhur në një banesë 25-vjeçari Andrea Zerollari.

Arrestimi i tij në kuadër të operacionit policor “The shadow of the night”, i riu autor i vjedhjes së 4 banesave dy ditët e fundit.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar mbrëmjen e sotme operacionin policor “The shadow of the night”, duke prangosur në flagrancë një 25-vjeçar nga Berati, që ishte kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit,për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa.

I drejtuar nga shefi i krimeve në detyrë Ledjo Ferzaj,operacioni finalizoi jo vetëm prangosjen e Andrea Zerollarit por edhe dokumentimin e 4 vjedhjeve banesash, të kryera dy netët e fundit. Zerellari,i dënuar 3-herë më parë për vjedhje,u kap në flagrancë gjatë tentativës për shqyerjen e një dritareje në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”. Ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia,që kishte siguruar në rrugë operative

Informacionin për vjedhjen që do të kryente 25-vjeçari mbrëmjen e sotme. Në kuadër të këtij operacioni,policia ka arritur të dokumentojë autorësinë e tij në vjedhjen e 4 banesave në Berat gjatë dy netëve të fundit, ku ai ka vjedhur jo vetëm vlera monetare por edhe pajisje të ndryshme elektronike. Burime policore bëjnë me dije se mekanizmi i përdorur nga 25-vjeçari për vjedhjen e banesave ishte hapja me kaçavidave e parvazeve duralumini të dritareve, nga ku ai hynte për të vjedhur gjatë natës. Të njëjtat burime konfirmojnë se, policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash, ku për shkak të mekanizmit të përdorur për të hyrë brenda, dyshohet se autor është Zerollari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re