Policia Kufitare në Gjirokastër ka shoqëruar shtetasin Dhimitër Gjika, i cili ishte duke kaluar kufirin me rreth 71 mijë euro të padeklaruara.

“Në orën 02:00 u shoqërua shtetasi Vasil Dhimitër Gjika, 50 vjeç i lindur në Sarandë dhe banues në Mykonos, Greqi, pasi në orën 23:45 në PKK Kakavijë, në dalje të RSH-së u konstatua me një sasi rreth 70.900 euro , të pa deklaruara në kufi”, njofton policia.

Nuk dihet nëse Gjika i ka fituar paratë në sajë të ndonjë aktiviteti të jashtëligjshëm, ndërsa po kryhen verifikimet e rastit nga ana e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re