Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për drogë. Pas një kontrolli, policia i gjeti Gentjan Demirit një pako me kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në kërkim u shpall edhe një 35 vjeçar, si bashkëpunëtor me të arrestuarin.

Pas verifikimeve, rezultoi 35-vjeçari ishte me masë “Arrest në shtëpi”. Demiri akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko