Një tjetër humbje nga radhët e bluzave të bardha për shkak të koronavirusi.

Ka humbur jetën nga COVID-19 mjeku i ekografisë në Berat 63-vjeçari Gëzim Lamaj.

Mjeku ishte i shtruar prej ditësh në spitalin infektiv në Tiranë ku nuk e ka mposhtur dot virusin COVID-19.

Mjeku Lamaj punonte prej vitesh në spitalin rajonal të Beratit si ekografist dhe radioskopi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re