Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra, shtetasin Arbër Halili, me detyrë si specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, pasi ka per veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

Po ashtu ndaj tij është caktuar edhe masa e sigurimit personal “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Njoftimi:

Nga Seksioni për Hetimin e krimit Ekonomik dhe Financiar :

Më datë 06.03.2024 , ora 14.30 u bë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 600, datë 04.03.2024,për shtetasin Arbër Dalip Habili, i datelindjes 28.01.1982, banues në Tiranë, me arsim të lartë, pasi Gjykata e Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar shtrënguese “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a sherbimi publik” dhe masë të sigurimit personal “Detyrim paraqitje” per veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” parashikuar nga neni 175 i kodit penal.

Gjykata pas shqyrtimit të të dhënave dhe deklarimeve vendosi mase ndaluese dhe shtrënguese ndaj shtetasit Arbër Halili , pasi ky shtetas nën ushtrimin e detyrës si specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shoqërisë “R.M” shkp.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re