Mesditën e sotme ndodhi një aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një fermer po lëvizte me motor dhe u përplas nga makina.
I identifikuari si Adriatik Ahmataj , 55 vjec gjeti vdekjen në vendngjarje.
Makina tip “Golf” ka qenë duke ikur drejt autostradës ndërsa personi me motor, fermer i zonës ka qenë duke kaluar rrugën nga e tokave drejt kalimit tjetër i cili duhet të kalonte përmes autostradës që lidh zonat prodhuese të luleshtrydhes në këtë zonë.
Informacion paraprak: Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motorcikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorcikletës shtetasi A.H. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.(A.M/Faxweb.al)
