Dalin në dritë detaje të reja nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Elbasan.

 

Burimet konfirmuan se viktimë mbeti Ardjan Xhaja, i cili ishte punonjës policie në burgun e Peqinit. Ai ishte pasagjer në makinë, kur ndodhi aksidenti.

 

Nga përplasja e fortë e kamionçinës me mjetin tip “Ford” mbetën edhe gjashtë persona të plagosur: Adem Senja, Nazmi Hysa, Gëzim Baku, Marius Hysa Kudret Hasa dhe Maksim Ranxha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re