Miranda Dashëhana është 27-vjeçarja që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. Ajo po kalonte rrugën dhe u përplas nga një automjet tip “Golf” dhe gjeti vdekjen. Burime bëjnë me dije se vajza ishte nën shoqërinë e familjarëve, por vetëm ajo vendosi të kalojë rrugën, gjë që shkaktoi aksidentin tragjik.

Policia njofton se moti i keq ka ndikuar që drejtuesi të humbiste kontrollin e automjetit. Ndërkohë shoferi i identifikuar si Gentjan Askurti është shoqëruar për në polici.

Njoftimi i policisë: Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.(A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re