Skip to content

EMRI/ Ky është i riu me dy identitete që u plagos me armë zjarri në Vlorë

900 0 1752493734xurgjenca vlore1jpg 416

Është zbardhur identiteti i të riut që mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për 37-vjeçarin Skerdi Mehmetaj alias-Skerdi Piperi nga Selenica.

Sipas burimeve zyrtarre, ai ka shkuar në spitalin e Vlorës me plagë në këmbë, të shkaktuar me armë zjarri.

“Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,– njofton policia.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo autori, teksa Policia e Vlorës ka ngritur disa postblloqe në disa pika hyrëse dhe dalëse në qytet pas kësaj ngjarje.