EMRI/ Ky është i riu që u plagos me armë zjarri në Tiranë (Reagimi i policisë)

dy-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Redi Balla është i riu që u palgos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Fax News ka arritur te siguroje foto te 22 vjecarit i cili u plagos me arme zjarri mbremjen e sotme ne zonen e Komunes se Parisit ne rrethana ende te paqarta.

Ne lidhje me te shtenat me arme zjarri ka reaguar zyrtarisht policia e shtetit, e cila konfirmon plagosjen e te riut Redi Balla, 22 vjec.

NJOFTIMI:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë