Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje, pranë fshatit Rrapëz, në aksin rrugor Lushnje-Fier.
Viktima është një 70-vjeçar, i identifikuar si Skënder Maledhi.
Ai po përpiqej të kalonte rrugën kur është përplasur nga automjeti.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe familjarë të viktimës.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



