Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Bulqizë, aty ku një 17-vjeçar nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.P., ndërkohë një 20-vjeçar me inicialet E.T., është në gjendje të rëndë, pasi makina ku po udhëtonin ra disa metra në greminë.

Fax News meson se viktime ka mbetur Florian Pupuleku, pasagjer ne mjet, ndersa i plagosuri eshte identifikuar si Ervis Terziu. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re