Klodian Saliaj është shqiptari që goditi 10 herë me thikë një të moshuar në Greqi, pasi i kishte hyrë në banesë për ta grabitur.

Tashmë është publikuar edhe fotoja e 25-vjeçarit shqiptar nga Armeni i Vlorës.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas policisë, ai shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante.

Në momentin që 73-vcjeçari ka hyrë shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

I moshuari arriti të dilte në rrugë dhe të kërkonte ndihmë dhe u shemb përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti. Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Janinës për ndihmë mjekësore.

Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re