Një grua ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Shqiponja Krosi ishte dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim pasi mashtronte qytetarët se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së në këmbim të shumave të konsiderueshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kapën shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Kjo shtetase, gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së.”, njofton policia.