Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar të identifikuar si Dritan Agasi në Durrës, i cili mbante një armë zjarri pistoletë, pa leje.

Gjithashtu janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi.

Pistoleta me krehër me municion luftarak është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shadow”.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 43-vjeçar që mbante armë zjarri pistoletë, pa leje.

Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Policia e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit “Shadow”, ka goditur një rast të kësaj veprimtarie. Si rezulat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. A., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. K., 47 vjeç, dhe F. B., 43 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko