Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i të riut, i identifikuar me emrin Haki Koka, është bërë në kuadër të operacionit “Kalibri”.

Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e 29-vjeçarit armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë

Durrës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko