Një 66-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka mbyllur atë në banesë bashkë me nipërit dhe mbesat, duke i kërcënuar se do t’i vrasë me sëpatë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte mbyllur në banesë, familjarët e tij (bashkëshorten me nipërit dhe mbesat), në rrugën “Pavarësia”, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Lexo edhe :Related Posts

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi Riza Sallahi, 66 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi R. S., mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën “Pavarësia”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re