Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Vilë-Boshtovë. Mësohet se babai dhe dy djemtë e tij të mitur janë mbytur në det.

Shërbimet Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi 50-vjeç, Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga  Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimi e Policisë.

LEXO EDHE: ABC News vëzhgim në Durrës, mungojnë vrojtuesit. Pushuesit: Nuk ndihemi të sigurtë

Kujtojmë që vetëm një ditë më herët ABC News vëzhgoi mungesën e Rojeve Bregdetare përgjatë vijes detare të Durrësit, ndër më të frekuentuarat në vend.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re