Një shtetas shqiptar është arrestuar në aeroportin e Catanias në Itali.
Sipas mediave lokale, shqiptari me emrin Ladimir Muça, 44 vjeç, ishte bërë gati të udhëtonte drejt Londrës, me dokumente identifikimi greke false.
Agjentët e kontrollit doganor dyshuan mbi origjinalitetin e dokumentit të paraqitur nga shqiptari, pasi nuk korrespondonte absolutisht me origjinalin dhe pas verifikimeve rezultoi se ishin false.
Shqiptari fillimisht u arrestua dhe pas disa procedurash hetimore u la sërish i lirë.
