Skip to content

Emri/ Me precedentë të theksuar kriminal, kush është ish i dënuari që iu vendos lëndë plasëse pranë hyrjes së banesës! Shënjestra ishte liruar nga amnistia

shperthim pallat lende plasese1

Një sasi lënde plasëse është vendosur pranë hyrjes së banesës së Meardi Berberit në qytetin e Pogradecit.

Ai raportohet se kishte pak kohë që ishte liruar nga qelia pasi kishte përfituar nga amnistia penale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë në afërsi të banesës së Meardi Berberit.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, raporton policia.

Meardi Berberi rezulton i dënuar për veprat penale:

08.08. 2020 Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

10.02.2019 Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”

20.06.2008 Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.

24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësis publike.

24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje

 

“”