Një 45-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në rrugën rurale të fshatit Mbrezhdan në Përmet.

Sipas informacioneve paraprake, viktima Gerti Hoxha po udhëtone me një motoçikletë, teksa ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj,

Motoçikleta ka dalë nga rruga dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re