Një drejtues mjeti është ndaluar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes ndërsa në makinën e tij tip “Porsche” u gjetur pas kontrollit nga policia një shumë parash prej 35 mijë paund të padeklaruara.

Në polici për të dhënë shpjegime për këtë ngjarje është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi Algert Lloci.

Ky i fundit mësohet se është banues në Tiranë. Policia ndërkohë ka bërë edhe sekuestrimin e sasisë prej rreth 35 mijë paundësh.

Automjeti i ndaluar është me targë “AA666YL”. Ndërsa Lloci po jep sqarime mbi origjinën dhe destinacionin e parave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re