Është arrestuar kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj.

Arrestimi i biznesmenit është bërë me urdhër të Prokurorisë, pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori, në muajin gusht të vitit 2019, te pallati që ai po ndërtonte në lagjen Beslidhja të Lezhës.

Mbi të rëndojnë akuzat e ndërtimit pa leje, moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re