Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është miratuar edhe emërimi në detyrë i Andrea Shllakut si zëvendësministër i Mbrojtjes.
Emërim në detyrë:
•Z. Andrea Shllaku emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LEXO EDHE: Qeveria rrit pagën minimale/ Ja kur futet në fuqi
Andrea Shllaku, është njohës në fushat e menaxhimit financiar, menaxhim projektesh, logjistike portuale, procedura doganore të import/ eksportit edhe administratës publike.
Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur pozicionin edhe si Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv në Autoritetin Portual Durrës si dhe ka ushtruar rolin si Këshilltar i Jashtëm për Infrastrukturat Portuale, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.



