Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar nga policia e Cërrikut.
Bëhet fjalë për Mirjon Qoklin, i cili pritet të ekstradohet në Kosovë.
Policia bën me dije se i riu rezulton i akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. Q., 27 vjeç, banues në Cërrik”, njofton policia.
Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 27-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Cërrik/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 27-vjeçari.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. Q., 27 vjeç, banues në Cërrik.
Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 27-vjeçarit.