Skip to content

EMRI/ Në kërkim për vjedhje dhe plagosje, vihet në pranga 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të mbetur në tentativë dhe plagosje.

Policia Durrës

Policia njofton se 28-vjeçari, Mikolvan Hasani, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 31.01.2024, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë

Durrës

I dënuar me 4 muaj burgim, për vjedhje të mbetur në tentativë, dhe i dyshuar për plagosje, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari në kërkim.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat, u lokalizua në lagjen nr. 14, Durrës, u kap dhe u vu në pranga, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, shtetasi:

M. H., 28 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 31.01.2024, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”