Skip to content

(EMRI) Nëna e 4 fëmijëve i jep fund tragjikisht jetës, bashkëshorti i 36 vjeçares kërkon ndihmë për shpenzimet e varrimit

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një fshat të Gramshit. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00 në fshatin Kukur. Mësohet se një grua, nënë e 4 fëmijëve, është gjetur nga familjarët e vetëvarur në kasollen e bagëtive.

Bëhet fjalë për Fatme Senko, 36 vjeçe, ndërsa mendohet se kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar gruan që të kryejë aktin e rëndë.

Bashkëshorti i të ndjerës, teksa përballet me dhimbjen për humbjen e gruas së tij, dhe nënës së fëmijëve, apelon për ndihmë, shkruan “Balkanweb”.

Ai kërkon që dikush të vërë dorën në zemër dhe të mundësojë shpenzimet e varrimit, pasi ai nuk ka mundësi financiare. Ndërkohë që policia po heton rreth zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb