Një i ri nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajzë 27-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në lokalin ku 31-vjeçari i identifikuar Gjergj Dedushi punonte si kamarier.

31-vjeçari u vu në pranga pas kallëzimit që vajza ka bërë në polici.

“Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gjergj Dedushi, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme”, thote policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re