Një djalë i mitur, vetëm 13 vjeç ka humbur jetën sot në Prrenjas.

Sipas policisë, djali dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë.

“Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën”, tha Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re