Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nënkomisarin Taulant Ismailaj, i cili akuzohet se favorizonte trafikantët e lëndëve narkotike, në qytetin e Fierit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nënkomisari, me detyrë specialist në fushën kundër narkotikëve, nuk arrestonte trafikuesit duke favorizuar aktivitetin e tyre.

 

“(Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar T.I., me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftim.

 

Nënkomisari akuzohet se ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re