Gentjan Gega, 45-vjeçari që prej të paktën 10 ditësh përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçare në rrjetet sociale është arrestuar nga Sektori i Krimit Kibernetik pranë policisë së Tiranës.

E reja pasi merrte vazhdimisht mesazhe të tipit “të dua, nuk jetoj dot pa ty” ka bërë kallëzim pranë policisë dhe menjëherë krimi kibernetik ka nisur hetimet.

Gega, i martuar me fëmijë, teksa punonte si operator në Tiranë. Ai akuzohet për përndjekje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re