Skip to content

(EMRI) Përndoqi të riun dhe dyshohet se shpërdoroi detyrën/ Fushë Arrëz, pranga inxhinierit të bashkisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin Pashuk Lulashi 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz me detyrë inxhinier pyjesh.

Arrestimi vjen pas kallëizmit të një 38 vjeçari, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare.

Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.  ABCNEWS.AL