Një aksident me pasojë plagosjen e një 43-vjeçari është regjistruar paraditen e sotme aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Librazhd.

Në aksident është përfshirë një auto veturë tip Fiat Punto me targë YHA 2933 dhe një BMW X3 me targë AA 710RZ dhe për pasojë shtetasi Astrit Çoça ,drejtuesi i Fiat Punto ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve që sollën aksidentin.

Drejtuesi i automjetit Fiat Punto ,emigrant në Greqi i cili ishte kthyer në vendlindje javën e kaluar është transportuar me urgjencë për ndihmë dhe trajtim mjekësor në Reanimacionin e Qendrës Spitalore Elbasan pasi gjendja e tij paraprakisht paraqitet kritike.

Automjeti me të cilin ai po udhëtonte është shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime në pjesën ballore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re