Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 45 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për shkak se ishte pjesë e konflikti me armë zjarri në qershort të vitit 2019.
Shtetasi Uillson Tançi, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.
Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur “Unaza e re”, dy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar më parë nga Policia), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. Si rezultat i hetimeve të thelluara ka rezultuar se pjesë e këtij konflikti ishte dhe shtetasi U.T., i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje.
Gjykata e Apelit Tiranë në maj të vitit 2022 e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg.
Njoftimi:
DVP Dibër
Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Ishte pjesë e një konflikti me armë zjarri ndodhur mes disa shtetasve, në qershor të vitit 2019 dhe kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim
Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e suguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë ndaluar shtetasin U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arerst në Burg”.
Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur “Unaza e re”, dy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar më parë nga Policia), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. Si rezultat i hetimeve të thelluara ka rezultuar se pjesë e këtij konflikti ishte dhe shtetasi U.T., i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje.
Gjykata e Apelit Tiranë në maj të vitit 2022 e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg.
Nga shërbimet e Policisë Rrugore u arresta në flagrancë shtetasi M.M., 27 vjeç,banues në Burrel, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
-Bulqizë/U referuan materialet procedurale pranë Prokurorisë së Rrethit Dibër si ngjarje aksidentale, pasi shtetasi I.A., 55 vjeç, është dëmtuar lehtë gjatë punës në një subjekt minerar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcenews.al