Skip to content

EMRI/ Pjesëtar i një organizate kriminale, ekstradohet nga Spanja 34-vjeçari

640 0 68ea05caccbf8

Juxhin Drazhi, 34 vjeç, i cili akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë është ekstraduar nga Spanja.

Ekstradimi i tij u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted” në vijim të bashkëpunimit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit në Tiranë dhe në Madrid.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale.

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi Juxhin Drazhi ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.