Një person është plagosur me armë zjarri në Vlorë. I plagosur ka mbetur shtetasi Defrim Pashaj, 40 vjeç. Gazetari i Abc News, Elton Nika raporton se ngjarja ka ndodhur te Uji i Ftohtë në zonën e quajtur si 7 pallatet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti me një tjetër person.
Falë reagimit të menjëhershëm të policisë është arrestuar në flagrancë autori i ngjarjes.
