Një person është plagosur me thikë në Shkodër. Gazetari Simon Shkreli raporton se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë Drejtorisë së Tatimeve, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave të para, shtetasi Bledar Troshani është qëlluar me thikë dhe ka marrë plagë të rënda.

Ai është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Burime pranë bluve të Shkodrës bëjnë me dije se dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është një i afërm i Troshanit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re